Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery beson se superylli Neymar mund të rikthehet në stërvitje para fundit të muajit prill.
Braziliani u lëndua në fund të muajit shkurt dhe pritej të qëndronte jashtë muajve për dy apo tre muaj pas nënshtrimit të një operacioni në vendlindjen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, duke folur para ndeshjes së PSG-së në Liga 1 kundër Saint Etiennes, Emery ka thënë që Neymar mund të rikthehet në Paris në mënyrë që të vlerësohet rikuperimi i tij nga klubi.

“Kam folur me Neymarin dhe më ka thënë se ai është duke vazhduar të punoj”, ka thënë Emery në një konferencë për shtyp. “Ai do të rikthehet te ne në stërvitje brenda dy apo tri javëve”
Trajneri spanjoll ka hedhur poshtë gjithashtu raportet rreth të ardhmes së tij në klub që pretendonin se do të largohet pas një tjetër dështimi në UEFA Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...