Atletico Madridi dhe Sportingu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë.
Atletico, e cila ka fituar trofeun në këtë kompeticion gjatë vitit 2010 dhe 2012, nis ndeshjen pas fitores së vështirë 1 me 0 ndaj Deportivo La Corunas në La Liga të dielën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Diego Simeones synon të regjistroj fitoren e pestë radhazi në Evropa Ligë këtë sezon, pas eliminimit të Copenhagenes me rezultat të përgjithshëm 5 me 1 dhe Lokomotiv Moscowit me rezultat 8 me 1.
Nga ana tjetër, skuadra portugeze nis këtë takim pas disfatës ndaj Bragas që i dha fund shpresave të tyre për titull në ligë.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Wanda Metropolitano duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/

Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...