Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së tha se në gjendjen që është, është parti që e ka mbështët rezolutën për vazhdimin e dialogut qysh nga viti 2011. Në çdo periudhë kohore LDK e ka mbështet dialogun.
“Një agjendë e qartë politike e cila shtjerr të gjitha çështjet duhet të jetë që të përfundoj ky proces. Duhet një kufi, një periudhë kohore sepse dialogu po vazhdon pa kufi”, ka thënë ai.
Sipas tij Serbia e ka platformën dhe strategjinë e njëjtë që nënkupton që Kosova vazhdon të jetë problem i ngrirë për ta.
“Nuk kemi parë asnjë shenjë që qon në zgjidhjen e këtij procesi. Problemi i të dyja shtëteve është problem territorial”, ka thënë ai.
Dialogu sipas tij duhet të ketë konsensus sa më të gjërë politik.
“Publiku i Kosovës vazhdon të dyshoj që ka agjenda të fshehura në këtë raport. Eliminimi i frikës do të bëhej duke dhënë një afat kohor”, ka pohuar Haziri./Arbresh.info
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...