Inmaculada M. çoi volvon e saj në parkingun privat nën Plaza Bisbe Berenguer Palou në Palma të Mallorcës në mars të vitit 2009.
Ajo zgjodhi hapësirën e parë brenda parkingut vetëm pak metra tutje makinave të pagesës, transmeton portali arbresh.info.
E vendosur për të zënë këtë lokacion kryesor, ajo nxori frenat e dorës dhe e la aty makinën për nëntë vite, duke mbledhur plot 28 mijë euro tarifë parkingu.
Për nëntë vite, pronarët e parkingut luftuan për të hequr qafe makinën dhe të marrin tarifën e mbledhur nga pronarja.
Në vitin 2013 gjykatësi urdhëroi që të paguhej tarifa, mirëpo ajo nuk e bëri një gjë të tillë.
Rasti u zvarrit nëpër gjykata deri në vitin 2017, kur u vendos që parkingu të merrte paratë e tyre me shitjen e makinës. Mirëpo vlera e Volvos nuk mbulonte shumën prej 28 mijë euro.
Më në fund ata vendosën që të thërrasin karrotrecin dhe ta dërgojnë në vendet ku hidhen automjetet./Arbresh.info/
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës