Më 12 prill (e enjte) në Ohër, do të mbahet takim mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, njoftojnë mediumet greke.
Sipas të njëjtave burime, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kotzias, do të ndodhet në një turne ballkanik, ku së pari do të qëndrojë në Beograd, më pas do të arrijë në Ohër, ndërsa në fund pritet ta vizitojë edhe Prishtinën, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ky pritet të jetë takimi i tretë mes Dimitrovit dhe Kotziasit, për më pak se një muaj.
Ndërsa siç është njoftuar më herët, nëse ka përparim në procesin e bisedimeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë takim edhe në nivel kryeministrash.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...