Me një fitore të thellë prej 3 me 0 në Anfield, Liverpooli thuajse i ka dhënë fund shpresave të Manchester Cityt në UEFA Ligë të Kampionëve.
“Redsat” kanë siguruar një fitore bindëse në takimin e parë të ndeshjeve çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër rivalit në Premierë Ligë duke realizuar tri gola brenda një hapësira prej 19 minutave, transmeton portali arbresh.info.
Mohamed Salah, i cili nuk arriti ta përfundoj ndeshjen për shkak të lëndimit, realizoi golin e epërsisë për 1 me 0 pas vetëm 12 minutave lojë. Alex Oxlade Chamberlain dyfishoi rezultatin për 2 me 0 me një super goditje nga distanca para se Sadio Mane të shënonte me kokë në minutën e 31′ të ndeshjes.
Me këtë fitore, Jurgen Klopp është trajneri që ka mposhtur më së shumti Pep Guardiolas – gjashtë herë, se çdo rival tjetër.
Takimi kthyes zhvillohet të martën e javës së ardhshme në Etihad./arbresh.info/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...