Sot fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli, tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të arrestuarit e protestës së Kukësit.
Znj. Kryemadhi tha se reforma në drejtësi instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësistë nga politika e inkriminuar.
“Ai dhe veglat e tij në prokurori e gjykatë po sot dëshmuan se drejtësia vdqi. Jetojmë tani në një shtet policor, prokurorë e gjyqtarë janë tashmënë thundrën e policisë. Vendimi i sotëm i gjyaktës tregoi hapour se reforma në drejtësi instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Në këtë shtet nuk ka më bashkëveprim civil.
Më shumë e çdo ditë po bëhet peng i oligarkëve, askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe vullnetin e tij, as bandat dhe as krimineët që e rrethojnë Edi Ramën, as ata që eksporton nga jashtë. Edi Ramën nuk e shpëton më askush nga revolta e popullit
Veprimet e opozitës tashmë janë legjitime në krye të popullit që nuk do të pajtohen më me dhunën policore dhe krimninale të Edi Ramës. Ata policë që i shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin dhe fundin e karrierës së tyre me fundin e pushtetit të Edi Ramës. Sot fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli!”, deklaroi Monika Kryemadhi./Top Channel
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit