Ka nisur para pak çastesh seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për debatin parlamentar rreth deportimit të gjashtë gylenistëve.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se ky veprim i javës së kaluar tregon se kryeministrin nuk e pyet askush dhe se ai nuk shtron kontroll mbi institucionet, raporton Arbresh.info.
Hoti tha se presidenti po ashtu ka tejkaluar autorizimet kushtetuese dhe ka shkelur Kushtetutën.
“Presidenti ka tejkaluar autorizimet kushtetuese, ka shkelur Kushtetutën dhe pasojat e saj dihen. Shteti i Kosovës duhet të ruajë rendin kushtetues dhe të sigurisë. Të gjitha këto janë shkelur të enjten që shkoi përmes interferimit të Ambasadës Turke dhe presidentit Erdogan”, ka thënë Hoti.
Hoti ka shtuar se LDK është mirënjohëse për mbështetjen e shtetit turk për momentet e vështira./Arbresh.info
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...