Presidenti iranian Hassan Rouhani zhvilloi të mërkurën bisedime në Ankara me homologun e tij turk, Tayyip Erdogan, përpara një takimi tre-palësh me Rusinë mbi konfliktin sirian.
Të tre vendet po punojnë së bashku për të zvogëluar dhunën në Siri, pavarësisht mbështetjes së palëve kundërshtare në luftë, transmeton portali arbresh.info.
Rusia dhe Irani janë mbështetësit më të fuqishëm të presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërsa Turqia përkrah kryengritësit anti-Assad.
Rouhani tha para largimit nga Irani se forcat e huaja që veprojnë në Siri pa miratimin e qeverisë së Damaskut duhet të largohen – një referencë ndaj Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Irani beson se prania e forcave të huaja në Siri pa autorizimin e qeverisë siriane është e paligjshme dhe duhet të ndalet”, citohet Rouhani të ketë thënë.
Ai tha se në takimin e së mërkurës me Erdoganin dhe presidentin rus Vladimir Putin do të diskutojnë rindërtimin në Siri, si dhe do të punojnë në një kushtetutë të re, pjesë e një plani për një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës shtatëvjeçare.
Megjithë dallimet e tyre, Irani, Rusia dhe Turqia janë tre nga fuqitë kryesore të përfshira në një konflikt, kursi i të cilit është përcaktuar kryesisht nga ndërhyrjet e huaja dhe ndikimi i tyre mund të rritet më tej nëse Shtetet e Bashkuara të largohen./Arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...