Sapo ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit.
Kampioni italian është befasuar qysh në minutën e tretë të ndeshjes së parë në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Zinedine Zidanes realizoi golin e epërsisë pas vetëm tre minutave lojë në stadiumin Allianz.
Superylli Cristiano Ronaldo mposhti portierin legjendar Gianluigi Buffon duke realizuar golin e 15-të këtë sezon në Ligë të Kampionëve brenda dhjetë ndeshjeve radhazi duke vendosur rekord në këtë kompeticon.

Juventusi kishte një shans të mirë nga një ndërprerje, por Keylor Navas shpëtoi ‘Los Blancos’ nga goditja e fuqishme e sulmuesit Gonzalo Higuain nga afërsia pas asistimit nga Dybala.
Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës rrezikoi sërish portën e gjigantit italian duke goditur shtyllën në minutën e 33′.
Ishte Toni Kroos me një goditje nga largësia goditi transversalen./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin nga Ronaldo:
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...