Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, i ka thënë Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.
“Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit”, ka thënë zëdhënësi, “janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike”.
“Për pyetje të tjera”, ka shtuar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, “mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë”.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...