Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër do të jetë për vizitë zyrtare në Republikë e Francës.
Përveç ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme, Zhan-Iv Diran, Dimitrov do të ketë takim edhe me Filip Etjen, këshilltarin politik të presidentit francez, si dhe me kryetarët e grupit për miqësi në Kuvendin Kombëtar dhe Senatin Francez.
Në kuadër të vizitës, shefi i diplomacisë do ketë një prezantim me temën “Arritjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në kuadër të angazhimeve për integrim në strukturat euro-atlantike” në Institutin për marrëdhënie ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...