Është hapur Qendra e Animacionit në bibliotekën Hivzi Sylejmani në Prishtinë, e mbështetur nga Komuna.
Yll Rugova, Drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, tha se sot është bërë një hapje e kësaj qendre që do të jetë e animacionit ku nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë.
“Në Prishtinë ka shumë talentë që mund të kthehen në animatorë. Ne e kemi ftuar Anibarin që t’i trajtojnë fëmijët në këtë kurs i cili do të jepet falas”, tha Rugova.
Ndërkaq, Vullnet Sanat, Drejtori i Anibar tha: “Ne me kënaqësi e kemi pranuar ftesën që fëmijët të aftësohen në animacion që ta praktojnë e të studiojnë të prodhohen filma në Kosova nga krijuesit kosovarë”./Klan Kosova/
Prokuroria e Pejës: 371 aktakuza ndaj 458 personave në tre m...
Mbi 30 shtete do të takohen në Mbretërinë e Bashkuar për të ...
Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...