Visar Ymeri nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, është kërcënuar rreth tre ditë më parë nga zyrtari i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi.
Ish lideri i VV-së, e ka denoncuar në polici Alban Krasniqin i cili është bashkëshort i deputetes, Albulena Haxhiu.
Denoncimin e këtij rasti për lajmi.net e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.
“Me datën 02.04.2018 rreth orës 13:30 ankuesi ka raportuar në polici se ka pranuar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese. Një mesazh të tillë ai ka marrë me datë 01.04.2018. Rasti është inicuar për hetim nga ana e policisë dhe është dedikuar në procedim të mëtejmë”, ka thënë Borovci.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...