Martin Luther King Jr. ishte një ministër baptist amerikan dhe aktivist i cili u bë zëdhënësi më i fortë dhe lideri i të lëvizjes për të drejtat civile që nga viti 1954 deri më 1968, transmeton portali arbresh.info.
Ai është i njohur për rolin në avancimin e të drejtave civile duke përdorur taktikat e jo dhunës dhe padëgjueshmërisë civile të bazuar në besimet e tija të krishtera dhe të inspiruar nga aktivizmi paqësor i Mahatma Gandit.
King ndihmoi në organizimin e Marshit në Uashington më 1963 ku edhe mbajti fjalimin e famshëm “Unë kam një ëndërr”.
Me 14 tetor 1964 ai mori çmimin Nobel për Paqe për luftën kundër pabarazisë raciale përmes rezistencës paqësore.
Ai u vra me 4 prill 1968 në Memfis të Tenesit në moshën 39 vjeçare./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...