Kryetari i Odës së Avokatëve të Turqisë, Metin Feyzioglu, me ftesën e homologut të tij kosovar, Osman Havolli, ka zhvilluar disa takime në Kosovë të premten, por ai nuk është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Në një intervistë për mediat turke, Feyzioglu ka thënë se ai e ka anuluar takimin me Haradinajn pas përplasjeve të tij me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Qeveria e Turqisë akuzohej atje [në Kosovë] për kidnapim të kundërshtarëve politik. Kështu që ne duhet të bëjmë diplomaci publike atje”, ka thënë Feyzioglu.
Feyzioglu është takuar të premtën me homologun e tij kosovar Osman Havollin, me të cilën doli në një konferencë për media. /Insajderi
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah