Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të dëbojë një diplomat të Malit të Zi, në përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Podgorica zyrtare, pas dyshimeve se Moska qëndron prapa sulmit me agjent nervor në Britani.
Britania ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Britania, Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi.
Pavarësisht lidhjeve gjuhësore, fetare dhe ekonomike, marrëdhënies mes Moskës dhe Podgoricës janë përkeqësuar, pasi Mali i Zi ka kërkuar raporte më të ngushta me Perëndimin.
Hyrja e Malit të Zi në NATO ngjalli zemërim në Moskë. Autoritetet në Podgoricë kanë thënë se inteligjenca ruse qëndron prapa një tentim puçi më 2016./REL
29-vjetori i rënies së Zahir Pajazitit, Kurti do të marrë pj...
Ditë vendimtare për LDK-në: Kush do ta marrë sot drejtimin e...
Maqedonci: SHBA-ja faktor kyç në zhvillimin e mbrojtjes së K...
KQZ mban sot mbledhje për shpalljen e rezultateve përfundimt...
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën