Pasojat negative të Facebook, edhe të vdekurit dhe terrorizmi, nuk janë arsye për të braktisur “misionin” e rrjetit social që është ajo e lidhjes së njerëzve në botë.
Ky është kuptimi i një dokumenti të brendshëm të shoqërisë i vitit t2016. I quajtur The Ugly, dhe i shkruar nga zv. presidenti Andrew Bosworth dhe publikuar nga faqja Buzzfeed, rrezikon ti hedhë benzinë zjarrit me rastin e Cambridge Analytica.
“Lidhim njerëzit. Ja pse gjithë puna që bëjmë për rritjen është e justifikuar. Të gjitha praktikat e diskutueshme për të importuar kontakte, gjuha e hollë që ndihmon përdoruesit të jenë të kërkuar nga miqtë. Ndoshta dikujt i kushton jeta pasi shfaqet para dhunës, apo dikush vdes në një sulm terrorist të koordinuar në platformën tonë. Por lidhja mes njerëzve është imperativi ynë”, shkruanm Bosworth.
“Ne nuk kemi besuar se fundi justifikon mjetet. Unë dhe shumë njerëz në Facebook nuk pajtohemi shumë me këtë”, vijon ai. Bosworth është një menaxher i talentuar që thotë shumë gjëra provokuese”, kështu ndërhyn Mark Zuckerberg mbi dokumentin brenda shoqërisë.
Por sipas The Verge, dhjetëra punonjës të Facebook përdorin çatin e brendshëm për të ndarë shqetësimet e këtij materiale të dalë në media.
Por Bosworth tani në Twitter, distancohet nga ky shënim. “Nuk jam dhe nuk kam qënë dakord as dy vite më parë për atë që shkruajta. Qëllimi ishte të nxirrja në dritë çështje që meritonin diskutim më të gjerë për shoqërinë”./tch/
Vuçiq del garant: Dhjetëra mijëra ton naftë do të nxirren ng...
Shkelja e të drejtave të çlirimtarëve, Haradinaj: Me arresti...
‘‘Sikur në janar’’, të reshura të borës në Jezerc, pamje
Merz thirrje Iranit: Ndaloni së mbajturi peng botën, kthehun...
Ish i dashuri i Kim Kardashian thotë se ka fjetur me mbi 12,...
Në emër të komunës premtonte banesa sociale, policia në Pejë...