Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës janë shprehur të shqetësuar për faktin se redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiajt i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.
Me anë të një njoftimi AGK ka thënë se Haxhiajt brenda muajit mars dy herë i ka ndodhur ky rast.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim informatën se redaktores së Radio Kosovës, Serbeze Haxhiajt për të dytën herë me radhë brenda muajit mars i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.
Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i cilëson si tendencë për ta frikësuar. Haxhiaj ka thënë se veprimet e tilla po ia shqetësojnë familjen e saj.
AGK dënon këtë akt, i cili ka për qëllim kërcënimin e gazetares dhe u bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht në zbardhjen e rastit të Serbeze Haxhiajt dhe gjitha rastet tjera, ku gazetarët janë cak i sulmeve fshehurazi”, thuhet në njoftim.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...