Mjekët amë privat nesër do të vendosin nëse në shenjë revolte do të fillojnë me grevë, gjegjësisht një ditë nuk do të japin receta për pacientët me sëmundje kronike.
Ata thonë se qëllimi i tyre është që të bëjnë presion mbi pushtetin, pasi sipas tyre me vita nuk u janë dëgjuar kërkesat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e fundit për shtyp tha se do të rishikojë kërkesat e mjekëve amë.
“Kemi një numër të madh të kërkesave edhe nga mjekët amë edhe nga gjinekologët privat dhe për të gjitha kemi përgatitur zgjidhje të duhur, por nuk do t’i zbatojmë derisa të konsultohemi me përfaqësuesit e shoqatave të tyre”, tha Filipçev.
Me grevë më herët janë kërcënuar edhe gjinekologët amë dhe stomatologët specialistë, të cilët nuk janë të kënaqur me gjendjen e tyre./Telegrafi/
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...