Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se nuk do të pranojnë kushtëzime nga Lista Serbe për rikthim në Qeverinë e Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se respektojnë partnerin e koalicionit, Listën Serbe derisa respektojnë Kushtetutën e Kosovës. Ndërkohë, nëse këta të fundit, nuk vendosin të rikthehen në ekzekutivin e Kosovës sipas Veselit “s’do të bëhet kiameti”.
“Ne i thërrasim le të kthehen në qeverisje por në të njëjtën kohë s’bohet kiameti edhe mos me u kthy”, tha Veseli në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.
“Por ultimatum as nuk do të ketë as nuk do t’i nënshtrohemi”, theksoi ai.
“Ne kemi respekt për kolegët tanë të Listës Serbe. Ne do t’i respektojmë deri në fund derisa ata e respektojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. E nënshkruajnë betimin në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Veseli.
Pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në Kosovë, Lista Serbe paralajmëroi se do të braktiste Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...