Ministria e Shëndetësisë njofton se ka pezulluar tre zyrtarë të saj për shkak të dyshimeve se kanë keqpërdorur avanset.
“Me qëllim të parandalimit të çfarëdo komprometimit të procesit të hetimeve nga organet përkatëse, për dyshimet mbi avanset e pambyllura (1 janar 2016 -31 mars 2017), bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e pezullimit të parandalues ndaj tre zyrtarëve të saj, deri në zbardhjen e këtij rasti. Msh nuk dëshiron të paragjykojmë epilogun e këtij procesi dhe as fajësinë apo pafajësinë e të pezulluarve”, thuhet në një njoftim.
Ministria ka filluar auditimin e këtij procesi nga Njësia e brendshme e auditimit e MSh-së si dhe në bazë të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, është deponuar e gjithë lënda në këtë Agjenci.
Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë bashkëpunimin e plotë për të gjitha organet e drejtësisë, që çështja e avanseve të pambyllura në AKPPM dhe në Ministrinë e Shëndetësisë të hetohet dhe të trajtohet konform përgjegjësive të institucioneve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë, jo vetëm për këtë rast, por për secilin rast ku ngritet më i vogli dyshim për keqpërdorim të parasë publike, pavarësisht se në cilin vit apo periudhë të ketë ndodhur, do të kërkojë që secili cent që vërtetohet se është keqpërdorur, t’i kthehet buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin