Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit me krerët e shtetit për depërtimin e shtetasve turq ka thënë se më kurrë nuk do të ndodhë një gjë e tillë.
“Jemi takuar krerët e institucioneve të Kosovës, kemi përgjegjësi për këtë. Ka pasur defekte brenda institucioneve tona që kanë lënë zbrazëti e që ka ndodh ai gabim i djeshëm. Ajo që dua të siguroj të gjithë qytetarët e mbi të gjithë për ata që qëndrojnë këtu nuk do të ndodh më kurrë një gjë e tillë. Ka qenë e dëmshme për Republikën e Kosovës, më kurrë nuk do të ndodhin gjëra të tilla. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Qytetarët duhet të kenë besim tek ne”, ka thënë ai duke shtuar se ende janë duke marr masa.
Veseli nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kush ka dhënë urdhër./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1740875719310846/

Sot nisin punimet për ndërtimin e tribunave në Stadiumin ‘Za...
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...