Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci ka theksuar se është bërë shkelje brutale e Kushtetutës së Kosovës, në momentin kur presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëhequr operacionet policore.
Ai në emisionin Debat D Plus, me gazetarin Ermal Panduri ka thënë se shefi i shtetit nuk është komandant suprem i Policisë së Kosovës, por i Forcave të Armatosura së Kosovës.
“E njëjta mënyrë veprimi ka qenë edhe në korrik të vitit 2011, kur është vepruar në mënyrë të tillë klandestine. Atëherë Hashim Thaçi ka qenë kryeministër. Në vitin 2011 nuk ka pasur koordinim, sikurse as tash nuk ka pasur koordinim”, ka shtuar Peci.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...