Rreth orës 20:00 në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, doganierët dhe zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar mariuhanë.
Ndonëse sasia e drogës së konfiskuar ende nuk dihet, mendohet të jetë rreth 20 kg.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se droga ishte gjetur në një veturë në dalje nga Kosova dhe substanca narkotike ishte fshehur mjaftë mirë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës të cilët po merren me rastin. Aktualisht nuk ka informacione për arrestimin e të dyshuarave.
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE