Disa aeroplanë ushtarak të Serbisë sot kanë kaluar mbi Preshevë, e kjo gjë i ka frikësuar banorët shqiptar atje, sipas të cilëve kjo nuk ka ndodhur më parë.
E lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se situatat e tilla shkaktojnë pasiguri dhe ankth tek shqiptarët e Luginës.
Në mes të tjerash ai ka ftuar institucionet që të mos keqpërdorin hapësirat e komunës së tyre për demonstrim të forcave dhe si reagim të ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë.
“Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qendrore të mos keqpërdorin hapësirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më pare” ka shkruar Arifi.
Ky është statusi i plotë i Arifit:
Sot rreth orës 14.00 qytetarët e Komunës së Preshevës janë shqetësuar nga fluturimi në distancë të ulët të avionëve ushtarak të Republikës së Serbisë. Me indinjatë të thellë konstatojmë se veprimet e tilla shtojnë pasigurinë dhe ankthin tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftoj institucionet përkatëse qëndrore të mos keqpërdorin hapsirat e Komunës sonë për demonstrimin e forcave si reagim i ngjarjeve politike të shënuara ditë më parë. Gjithashtu siguroj qytetarët e Komunës së Preshevës se kemi mbështetjen dhe besimin e plotë të miqve tanë ndërkombëtarë dhe ftoj që ti përmbahemi provokimeve eventuale dhe aktiviteteve spontane. Preshevë, 28.03.2018. Shqiprim Arifi, kryetar i Komunës së Preshevës./Arbresh.info
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...