Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të ndodhur në Itali në vitin 2016 u arrestua sot në Burrel.
Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç banues Ulëz-Mat ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi me datë 10 nëntor 2016 në Conegrate/ Milano pas një sherri ka vrarë me armë zjarri dy shqiptarët me inicialet A.Ll. 31 vjeç, A.Ll. 38 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi akuzohet për vrasjen e dyfishtë, ndërsa maksimumi i dënimit është burgim i përjetshëm. Pas arrestimit nga policia shqiptare, ai do të ekstradohet për t’u gjykuar dhe vuajtur dënimin për vrasjet. /Express
Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë