Mesfushori zviceran, Valon Behrami, është lënduar dhe do të mungojë për tre javë.
Behrami është lënduar në fitoren e kombëtares së Zvicrës ndaj Panamas, prej 6 me 0.
Mesfushori lëndoi musulin e këmbës së majtë gjatë këtij takimi.
Behrami ka kryer ekzaminimet e lëndimit, ku edhe zyrtarizohet se ai do të mungojë për tre javët e ardhshme.
Kjo do të thotë që Behrami do të humbasë takimet kundër Atalantas, Fiorentinas, Lazios dhe Cagliarit.Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në gjendje të përballet me ish-klubin e tij Napoli më 18 prill. /arbresh.info/
Rama jep një lajm të mirë për banorët e Barilevës
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...