Me ftesë të kryesueses së Task Forcës për ajrin, ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është mbajtur takimi i parë i kësaj task force, ku morën pjesë ministra e zv/ministra të cilët janë pjesë e kësaj task force të krijuar me vendim të Qeverisë pas kërkesës së ministres Reshitaj.
Ministrja Reshitaj paraqiti para të pranishmëve përgjegjësitë institucionale që kanë anëtaret e kësaj task force, si dhe veprimet që ajo është duke ndërmarrë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Ajo kërkoi nga ministrat e zv/ministrat angazhim në realizimin e përgjegjësive që dalin nga ligjet dhe udhëzimet administrative që rregullojnë fushëveprimin e ajrit.
“Bashkë më ministrat do të punojmë në reduktimin e cilësisë së ajrit, duke investuar në zgjerimin e rrjetit të ko gjenerimit, ndërrimin e filtrave të termocentraleve, kontrollimin e derivateve të naftës, matjen e gazrave që lirojnë veturat, krijimin e sistemit informativ shëndetësor etj” deklaroi ministrja Reshitaj.
Nga ana tjetër anëtaret e kësaj task force duke përgëzuar ministren për iniciativën dhe angazhimin e saj, paraqiten veprimet që ata janë duke ndërmarrë si dhe u zotuan që do të punojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Në fund të takimit dolën edhe konkluzionet e para të kësaj task force duke përfshirë: Vendimin për ndalimin e dhënies falas të thëngjillit nga KEK për
punëtoret e kësaj korporate nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Ministria e Infrastrukturës shumë shpejt fillon trajnimin e stafit të qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve ku deri në fund të vitit do të fillojë edhe
kontrollimi i gazrave të veturave.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në Shkolla.
Ministria e Shëndetësisë ka inicuar krijimin e komitetit për shëndet mjedisor dhe të sistemit informativ shëndetësor. Kanë filluar inspektimet e rrepta nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për kontrollimin e cilësisë së derivateve të naftës.
Me kërkesën e ministres Reshitaj Ministria e Punëve te Brendshme ka iniciuar krijimin e policisë së gjelbër . Task Forca për ajrin do të këtë takimi kontinuele për të siguruar implementimin e veprimeve në përmirësimin e cilësisë së ajrit.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....