Bebet e lindura me prerje cezariane apo induksion janë trefish më të rrezikuara të kenë çrregullime metabolike si diabeti apo obeziteti, thonë studimet e reja nga universitetet e Australisë, Holandës, Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Shkencëtarët kanë monitoruar statusin shëndetësor të grave dhe fëmijëve të tyre për 13 vjet. Ata kanë zbuluar se bebet e lindura me prerje cezariane kanë disa probleme shëndetësore, duke përfshirë efekte metabolike dhe ekzemë, transmeton Telegrafi.
Gjatë eksperimenteve ishin analizuar të dhënat e pothuajse 500,000 grave dhe fëmijëve.
Të gjithë fëmijët kishin qenë të lindur në New South Wales mes vitit 2000 dhe 2008.
Gratë të cilat kishin marrë pjesë në studim kishin qenë të shëndetshme, nuk kishin konsumuar duhan dhe nuk kishin qenë përdoruese të drogave narkotike.
Ato kishin qenë mes 20 dhe 35 vjet të vjetra.
Rreth 43 për qind prej tyre i kishin lindur fëmijët me induksion, 11 për qind me prerje cezariane dhe 38 për qind pa ndonjë ndërhyrje.
Kështu, shkencëtarët konstatuan se bebet e lindura me induksion kishin pasur trefish shanse më shumë për të pasur probleme me ushqim dhe të sëmuren nga verdhëza.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...