Punimet për ndërtimin e kishës dhe varrezave katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit kanë filluar që nga dita e djeshme.
Ndërtimi i kishës dhe varrezave ka filluar pasi që janë ndërprerë para një muaji pasi që fshatarët e Llapushnikut të komunitetit mysliman patën protestuar për ditë të tëra.
Ata kanë thënë se vendi ku po ndërtohet kisha dhe varrezat katolike, është vend I ndarë për varrezat e dëshmorëve.
Kundër ndarjes së kësaj hapësire për varrezat dhe ndërtimin e kishës kanë qenë banorët mysliman të fshatit, të cilët kanë kërkuar që kisha të ndërtohet, por në një vend tjetër.
Ndërkaq, udhëheqësi i punimeve, Rasim Gjota, tha se njëherë nuk ka probleme në punë dhe po ruhen nga policia dhe KFOR-i. Sipas tij, punimet është paraparë që të zgjasin 25 ditë.
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...