Kryetari i Partisë Social Demokratike (SDS), Boris Tadiq, përmes një letre publike ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriqit në Mitrovicë të kujton skena të një teatri.
Dhe sipas ish-presidentit të Serbisë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq dhe përfaqësuesit e Listës Serbe vullnetarisht morën rolin në këtë “shfaqje teatri”.
Madje, sipas tij, “edhe Thaçi dhe Haradinaj dhanë kontributin e tyre në përdorimin e tepruar të forcës nga forcat e policisë”.
Boris Tadiq ka folur edhe rreth paralajmërimit të formimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga përfaqësues të Listës Serbe.
Një iniciativë të tillë ai e ka quajtur “fyerje të mendjes së shëndoshë të çdo mendimtari”.
Kjo pasi që siç ka shpjeguar ai, “me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit është miratuar ‘sistemi ligjor i një Kosove të pavarur në tërë territorin’ dhe se një komunitet i tillë ‘nuk është i mundur jashtë këtij sistemi ligjor’”.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...