Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka diskutuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel mbi praktikat tregtare me Kinën.
Trump dhe Merkel diskutuan gjithashtu “bashkimin e forcave për të kundërshtuar” praktikat ekonomike të Kinës dhe vjedhjen e supozuar të pronësisë intelektuale, tha Shtëpia e Bardhë, në atë që do të ishte një përshkallëzim i mëtejshëm i veprimeve tregtare të Trump ndaj Kinës, transmeton portali arbresh.info
Trump në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar nga Pekini që të ë zvogëlojë zhbalancimin e tregtisë me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan, gjatë një bisede telefonike me Macron dhe Merkel ka vlerësuar vendimin e koordinuar me qeveritë në të gjithë Europën për dëbimin e diplomatëve rusë. Dëbimet synonin të ndëshkonin Kremlinin për një sulm të agjentit nervor në një ish spiun rus në Britani.
Gjatë telefonatës me Macron, Trump ka diskutuar edhe intensifikimin e bashkëpunimit me Turqinë mbi Sirinë./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...