Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do krijohet një trupë e përbashkët politike-teknike e cila do përpilojë një strategji shtetërore për shënimin e kufirit në tërë Kosovën.
Ky vendim u morë gjatë takimit të rregullt të Haradinajt me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.
“Në vazhden e takimeve të rregullta me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, u dakorduam që të krijohet një trupë e përbashkët politike – teknike dhe të përpilohet një strategji shtetërore për shënimin e kufirit në tërë Kosovën. Bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror do të thellohet edhe më tutje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...