Real Madridi është i vendosur për të rivalizuar Liverpoolin në garën për nënshkrimin me portierin e AS Romas, Alisson Becker.
Alisson i është ofruar Real Madridit dy javë më parë dhe tani është shënjestra kryesore e gjigantit në Bernabeu para David de Geas së Manchester United dhe Thibaut Courtois të Chelseas, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi brazilian mund të kushtoj 50-60 milionë euro, çmim më i përballueshëm se ai i De Geas dhe Courtoisit për shkak se Madridi nuk dëshiron të shpenzoj më shumë se 100 milionë euro në një portier.
Përveç kësaj, Roma dëshiron të marr para të gatshme për 25-vjeçarin, i cili ka shijuar një sezon të shkëlqyer.
Liverpooli është gjithashtu në garë për të nënshkruar me Alisson, por lojtari do të preferonte më shumë transferimin në Real Madrid./arbresh.info/
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...