L.Rr u plagos me dy plumba pranë lokalit të babait të tij në lagjen “Tophane” të Prishtinës. Dyshohet se dy persona gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tij të cilët ende janë të lirë. Policia e Kosovës deri me tani nuk ka arrestuar asnjë të dyshuar për këtë rast.
Zyrtari për informim për rajonin e Prishtinës nga Policia e Kosovës, Agron Borovci tha për Gazetën Express se Policia nuk ka arrestuar asnjë person për këtë rast përderisa hetimet po vazhdojnë.
“Jo ende nuk ka ndonjë të arrestuar, hetimet po vazhdojnë”, tha Borovci.
Kjo ngjarje ndodhi javën e kaluar dhe besohet se zënka filloi kur dikush e parkoi veturën para lokalit të babait të këtij të riu. Përveç përleshjes fizike, Loriku u plagos në bark dhe në këmbë.
Dy personat që dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtit po kërkohen nga Policia e Kosovës.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë