Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci ka thënë se mishi pa afat nuk është lejuar që të hyjë fare në vendin tonë.
Gjinovci këtë deklaratë e bëri gjatë një konference për media pas takimit që ka pasur me kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, raporton Arbresh.info.
“Sqarova se mishi si i tillë nuk ka hyrë në Kosovë, si i tillë është asgjësuar në momentin e hasjes nga agjentët tanë, mishi si i tillë është asgjësuar në vendin ku është gjetur, nuk është lejuar që të futet në vendin tonë”, ka thënë Gjinovci.
Sipas tij, të gjithë operatorët e vendit kontrollohen, monitorohen, vlerësohen dhe në rast të shkeljeve edhe mbyllen./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1737363632995388/
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...