Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, ka komentuar arrestimin e shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Mitrovicën e Veriut.
Ibishi, njëherësh ish-anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, për Siguri dhe për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në T7, ka vlerësuar se “Policia e Kosovës kreu një detyrë të shkëlqyer, në bazë të urdhrave të menaxhmentit”.
Sipas tij, policët e njësisë speciale “zbatuan vendimin me përpikëri, duke vepruar proporcionalisht me rastin” – duke ndërprerë një tubim të serbëve për të arrestuar Gjuriqin, që hyri në Kosovë ilegalisht, pasi iu refuzua leja nga autoritetet kosovare.
Ai e ka vlerësuar me notën 10 punën e Policisë në veriun e vendit sot.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/1992082024379511/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...