Në muajin shkurt, Viber u bë ndër shërbimet e para që pranoi kodin e ri telefonik të Kosovës +383.
Pas vështirësive dy vjeçare, kodi telefonik u miratua në dhjetor të 2016-së nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit.

Tashmë listës së shërbimeve që mbështetin kodin +383 iu bashkuan edhe gjiganti i motorit të kërkimit Google si dhe platforma e komunikimit WhatsApp.

Qytetarët mund të regjistrohen në WhatsApp me kodin e ri telefonik, ndërsa përdoruesit të cilët shfrytëzojnë verifikimin me dy faktorë (2FA) të Google nuk do të kenë probleme të qasen në llogaritë e tyre. /Telegrafi/
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...