Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl ka deklaruar se integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga shtetet që janë anëtare të BE-së.
Këtë deklaratë, Kneissl e bëri gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, në Prishtinë, raporton Arbresh.info.
“Kjo varet edhe nga rekomandimet e KE por edhe nga qëndrimi i shteteve tjera mirëpo unë mendoj që edhe ky rajon i Evropës duhet të integrohet dhe të trajtohet njësoj”, ka thënë ajo.
Ajo tha se sa i përket marrëveshjes mes Serbisë e Kosovës, mund të shihet nga niveli lokal e deri më atë qendror.
“Ka disa shtete që Kosovën ende se kanë njohur dhe unë ende nuk kam pasur debat më KE për këtë mirëpo ne gjatë kryesisë tonë do të përpiqemi të japim kontributin tonë”, u shpreh Kneissl./Arbresh.info
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026