Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, u ka bërë thirrje subjekteve politike të heqin dorë prej politikës së inatit për interesat kombëtare.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka deklaruar se subjektet politike duhet ta shohin votën e LDK’së për demarkacionin si mësim se si duhet reflektuar për hir të interesit kombëtar të shtetit.
Ai ka kritikuar Qeverinë Haradinaj në aspektin ekonomik, duke theksuar se kjo qeveri nuk po tregon ndonjë lëvizje që garanton zhvillim ekonomik.
Kelmedi ka folur edhe për faktorët që mund ta rrëzojnë qeverinë Haradinaj.
‘Opinionet e mira nuk janë të mira për qeverinë e drejtuar nga Haradinaj. Në bazë të këtyre opinioneve, duket se kjo qeveri do të bjerë”, ka thënë Kelmendi.
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...