Papa Françesku ka kritikuar ata që mbajnë kryqin si pjesë të modës, duke e quajtur një gjë të tillë si abuzim i kohëve moderne.
Duke folur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, 81-vjeçari tha se simboli fetar duhet të “kuptohet drejt” në vend se të komercializohet dhe të mbahet si aksesor, transmeton portali arbresh.info
“Kryqi nuk është një objekt ornamental apo aksesor”, tha ai.
“Imazhi i Jezusit të kryqëzuar zbulon misterin e vdekjes së Birit si akt supreme i dashurisë, burim i jetës dhe shpëtim i njerëzimit për të gjitha kohërat”, shtoi ai.
Papa vazhdoi të shpjegonte se si kryqi duhet të perceptohet si më shumë sesa thjesht një objekt estetik, duke u kujtuar dëgjuesve kuptimin e tij të fuqishëm fetar duke shpjeguar se çfarë do të thotë për të.
Pavarësisht nga komentet e Papa Françeskut, kryqëzimi ka qenë një element kryesor popullor për vite me radhë dhe është mbatur në emër të stilit nga Madonna, Jennifer Aniston dhe Naomi Campbell./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...