Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se 24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Veseli përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore.
Postimi i plotë i Veselit:
“24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë. Intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore. Nderim të përjetshëm për të gjithë ata që ndihmuan popullin tonë në ditët më të rënda për të”, ka shkruar Veseli në facebook./arbresh.info/
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...