Mjekët këshillojnë që secila femër mund të ulë rrezikun nga kjo sëmundje.
Kanceri i qafës së mitrës është sëmundje e rrezikshme e cila më së shpeshti zhvillohet te femrat në menopauzë, mirëpo fatkeqësisht shkenca ende nuk e ka gjetur testin adekuat i cili zbulon sëmundjen në zanafillë.
Mjekët këshillojnë që secila femër mund të ulë rrezikun nga kjo sëmundje nëse heq kilogramët e tepërt të peshës së trupit dhe shmang situatat stresuese, përkatësisht bën jetë të qetë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet tregojnë që femrat të cilat kanë tepricë kilogramësh kanë rrezik trefish më të madh nga kjo sëmundje e rrezikshme.
Qelizat yndyrore tajitin tepricën e estrogjenit, gjë që mund të jetë shkaktari kryesor për krijimin e tumoreve kancerogjene dhe të qelizave.
Nëse jeni në paramenopauzë dhe nuk dëshironi të ngelni shtatzënë, ekspertët këshillojnë të filloni të merrni pilula kontraceptive.
Hulumtimet tregojnë që nëse pesë vjet merrni pilula kontraceptive keni rrezik 25 për qind më pak të sëmureni nga kanceri i qafës së mitrës.
Para se të filloni përdorimin e pilulave kontraceptive, këshillohuni me gjinekologun.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...