Temperaturat e ulëta dhe kushtet atmosferike të rënduara për shkak të borës kanë shkaktuar telashe për shumë ngasës – por jo edhe për ata që posedojnë Dusterin e ri.
I përshtatshëm për të gjitha terrenet (4×4), Dusteri i ri pa dyshim se është vetura ideale për të gjithë ju, sepse i ka të gjitha.

Përkundër terrenit dhe kushteve që mund të jenë të vështira, komoditeti me Dusterin e ri është pothuajse i garantuar.
Dizajni mbresëlënës e bën eksterierin e tij një prej aspekteve më joshëse dhe që ka bërë ky të jetë një hap para me modelin e ri, e që në thelb është revolucionarizim. E tillë është edhe përfshirja e gjuhës shqipe, që e bën këtë veturën e parë që flet shqip.
Enterieri nuk është vetëm komod, por teknologjia e integruar është lehtësuese, ndërkaq edhe më lehtësues për jetën është fakti se kjo veturë është tejet ekonomike me shpenzime të vogla.
Dusteri i ri mund të bëhet i juaji me një çmim të volitshëm duke filluar nga 12,999 euro, apo 147 euro në muaj me 7 vjet garancion.
/Telegrafi/
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...
Parandalohet ngjarja e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon pr...
Verifikimi i njehsorëve, MINTI: Konstatohen parregullsi, por...
BE dhe QUINT takohen me serbët në Mitrovicë të Veriut ̵...
AGK reagon ndaj deklaratave të Kurtit për mediat dhe gazetar...