Usain Bolt beson që shpresat e Brazilit për Kampionatin Botëror do të varen nga rikuperimi i Neymarit nga lëndimi, por shpreson të shoh Argjentinën duke marrë titullin në Rusi.
“Do doja të shkoja padyshim në Kampionatin Botëror dhe të shoh disa ndeshje, jam një tifoz i madh i Argjentinës, të cilën e mbështes, prandaj unë do ta shikoj sigurisht”, ka thënë Bolt për ‘Goal‘ pas seancës së tij stërvitore te Dortmundi, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se Gjermania është konkurrente sigurisht, unë mendoj edhe Brazili në rast se kthehet Neymar, Argjentina dhe Franca gjithashtu, këto janë top klubet e mia”

“Mungesa e Neymar në Kampionatin Botëror do të ishte një pengës e madhe për skuadrën”
“Neymar është një lojtar i nivelit të lartë, ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë prandaj nëse nuk rikthehet dhe nuk është në gjendje për të luajtur atëherë mendoj se ata do të humbin shanset për të fituar Kampionatin Botëror”, shtoi ish sprinteri.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin