Lionel Messi nuk do të jetë asnjëherë në nivel të njëjtë si Diego Maradona si “më i miri i të gjithëve”, pretendon sulmuesi legjendar Gabriel Batistuta.
Superylli i Barcelonës tashmë ka siguruar një pozitë si njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por Gabriel Batistuta beson se Maradona, i cili ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 1986, do të mbetet lojtari më i mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
“Diego ishte më i miri i të gjithëve”, ka thënë argjentinasi që shënoi 54 gola për Argjentinë gjatë karrierës së tij të shquar. “Ai përfaqësonte një argjentinas në shumë mënyra, jo vetëm në futboll. Ai kishte karizëm. Ai kishte një talent të rrallë dhe fantazi”

“Messi, edhe nëse teknikisht është i tillë apo më i mirë, ai nuk ka më shumë karizëm seç kishte Maradona. Diego mund ta sillte në jetë të gjithë stadiumin. Të gjithë e shikonin atë. Kam luajtur me të dhe mund t’iu tregoj se sa i vendosur ishte”
Arritjet e pabesueshme të Lionel Messit kanë bërë që lojtari të thyej një numër të madh rekordesh gjatë rrugës së tij deri në mbledhjen e pesë Topave të Artë./arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin