Gazetari Andin Lokaj i cili është bashkëshorti i Arbana Xharrës, ka paditur për shpifje deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismailin.
Në padinë e siguruar nga Insajderi, bashkëshorti i këshilltares së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka paditur Ismailin për shpifje i cili përmes një shkrimi në Facebook, kishte akuzuar Lokajn se kishte sulmuar fizikisht gruan e tij Arbana Xharrën.
Pasi Xharra ishte sulmuar fizikisht nga persona ende të panjohur, Ismaili kishte thurrur ide konspirative duke thënë se anëtarja e PDK-së është sulmuar nga burri i saj.
“Viktimizim është me të rrah burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”, kishte shkruar Ismaili në postimin e tij të 30 janarit të këtij viti.
Lokaj ka kërkuar nga Ismaili që në llogarinë e tij në Facebook t’i kërkojë falje për shpifje ndaj tij, po ashtu deputeti i Grupit të Pavarur të tërheq “shpifjen” ndaj Lokajt si dhe t’i paguajë paditësit vlerën prej 128 mijë euro.

OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...