Paga mesatare neto për të punësuarit në Maqedoni, në muaji janar ka qenë 24.025 denarë dhe është më e madhe për 5.6% se paga neto e muajit janar të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.
Rritja e pagës mesatare vjen si rezultat i rritjes së pagës neto në sektorët: e artit dhe rekreacionit (37.3%), xehetarisë dhe nxjerrjes së gurit (20.3%) dhe bujqësi, pylltari dhe peshkatari (12.5%), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa rritje e pagës mesatare neto në krahasim me një muaj paraprak (dhjetorin) është shënuar edhe në sektorët: artit dhe rekreacionit, xehetarisë dhe nxjerrjes së gurit dhe furnizimit me energji eletrike, gaz dhe klimatizim.
Ndërsa paga bruto për muajin janar të këtij viti ka qenë 35.225 denarë./Telegrafi/
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...