Kosova ka miratuar Demarkacionin me Malin e Zi, por për t’u hequr vizat me BE-në duhet të përmbushet edhe kriteri i fundit, përkatësisht luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Deri më tani vendi ka dështuar në një luftë të tillë pasi asnjë zyrtar i lartë publik nuk është duke e vuajtur dënimin për vepra penale të korrupsionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndonëse para dy ditësh Kuvendi ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të mundë të lëvizin ende lirshëm në zonën Shchengen.
Përkundrazi, për të ardhur deri te liberalizimi i vizave Kosova duhet ta përmbushë edhe kriterin e fundit të mbetur, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për ta bërë një gjë të tillë, sipas ekspertëve të procesit gjyqësor, duhet të shfaqen rezultate konkrete, duke u shpallur aktgjykime dënuese në rastet e korrupsionit.
Mirëpo, sipas tyre, institucionet e Kosovës kanë dështuar krejtësisht në këtë drejtim. Megjithëkëtë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur se tashmë janë identifikuar gjithsej 39 raste të korrupsionit.
Po ashtu nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës kanë deklaruar se është duke u punuar intensivisht drejt përmbushjes së kriterit të fundit të liberalizimit të vizave./Zëri/
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare